×
  • Sport
  • Sport

    Raportet e nxehura mes Osimhen dhe Napoli-t, tifozët i dërgojnë mesazh të qartë sulmuesit nigerian

    Insajderi
    28 September 2023 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thyerja mes Osimhen dhe Napolit është e dukshme, ndonëse sulmuesi nigerian u aktivizua titullar nga trajneri Rudi Garsia në ndeshjen e kampionëve të Italisë ndaj Udineses.

    Në çështjen mes sulmuesit dhe klubit kanë menduar të ndërhyjnë edhe tifozët napolitanë, që kanë shpalosur një pankartë në fillim të takimit, me një mesazh të qartë për Osimhen, që respekti për fanellën mbetet mbi të gjitha.

    “Përtej sjelljes personale, respekti për fanellën mbetet urdhri i parë”, shkruhej në pankartën e tifozerisë së Napolit.

    Sulmuesi nigerian u mërzit me klubin, pas një videoje qesharake të tij, të shpërndarë në llogarinë e Napolit në TikTok, teksa më pas Osihmen fshiu gjithçka që e lidh me Napolit në Instagram.

    Për çështjen reagoi edhe agjenti i Osimhen, që tha se do të ndjekë hapat ligjorë për sjelljen injoruese të Napolit ndaj sulmuesit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark