×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raporti i DASh për Kosovën, Eksperti Elezi: Vazhdimisht kemi folur për dështim në Veri

    Insajderi
    15 December 2023 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti i sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi ka komentuar raportin e DASh për Kosovën.

    Ai tha se në vazhdimësi kanë theksuar dështimin e Kosovës për shtrirje në gjithë territorin.

    “DASH në raportin e sajë, ka konstatuar se institucionet e sigurisë kanë dështuar shtrirjën e sajë në gjith territorin e republikës së Kosovës, poashtu misioni paqeruajtës në Kosovë KFOR, sot konstatoi situatën e rënduar në veri të Mitrovicës. Ne në vazhdimësi kemi theksuar se institucionet e sigurisë së republikës të Kosovës, kanë dështuar shtrirjën në gjith teritorin e sajë, si kemi thënë se Kosova është e ekspozuar seriozisht para një rreziku serioz”, tha ai.

    Elezi tha se Institucionet këto konstatime duhet të i marrin me seriozitet.

    “Institucionet e republikës së Kosovës, duhet me seriozitet të lartë të vlersojnë këto konstatime, dhe menjëher të ushtrojnë programe specifike për të ndryshuar situatën në veriun e Mitrovicës. Përfaqësuesit e institucioneve kompetente kanë obligim ligjor për të ushtruar kompetencat ligjore për integrimin e veriut të Mitrovicës, në kundërten do të përgjigjen në të ardhmën para ligjit për mos kryerjen detyrave dhe përgjegjësive dhe obligimëve ligjore, kështu duke krijuar kushte të situatë të re terioriale”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark