×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i Freedom House: Qeveria Kurti me progres të limituar në luftën kundër korrupsionit

    Insajderi
    24 April 2024 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është publikuar raporti i organizatës “Freedom House” për vitin 2023. Aty vlerësohet se Qeveria e Albin Kurti ka pasur progres të limituar në luftën kundër korrupsionit.

    “Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”, thotë një pjesë e Raportit të Freedom House për përpjekjen e Qeverisë në luftimin e korrupsionit.

    “Beteja kundër korrupsionit vazhdon të jetë një sfidë e madhe. Megjithëse Kosova është në proces të hartimit të strategjisë së re kundërkorrupsion, progresi në këtë drejtim ka hasur në një seri bllokadash për të cilën, kryeministri Albin Kurti ia ka atribuuar dështimin ndërhyrjes së opozitës”.

    “Qeveria Kurti në vetvete, është përballur me skandalin korruptiv të rezervave shtetërore, që vazhdon të jetë nën hetim. Largimi i kreut të Ekipit Special për hetim në policinë e Kosovës ka ngjallur shqetësim në Kosovë dhe përkushtimin për luftimin e korrupsionit. Përkundër fushatës për luftimin e korrupsionit, Qeveria Kurti ka demonstruar progres të limituar”, thuhet në raport.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark