×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raporti i Progresit për Kosovën, çfarë thuhet për masat e BE’së dhe Asociacionin

    Insajderi
    08 November 2023 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Evropian ka miratuar raportin vjetor për Kosovën, për vitin 2023. Në qendër të këtij raporti janë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe thirrjet për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve.

    Në raportin e progresit, thuhet se masat ndëshkuese që u vendosën ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri, “janë të përkohshme dhe plotësisht të kthyeshme, në varësi të hapave të ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Kosova ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur, por mbetet ende për të bërë”.

    Sipas raportit, drafti i muajit maj të këtij viti, i paraqitur në takimin e nivelit të lartë të dialogut, që ishte propozuar nga Serbia është hedhur poshtë, pasi theksohet se nuk ka qenë në përputhje me marrëveshjet e dialogut.

    Andaj, BE-ja kërkon që Asociacioni të themelohet në bazë të propozimit të fundit që palëve u është dhënë më 21 tetor në Bruksel. Kosovës dhe Serbisë u kërkohet të kenë “sjellje konstruktive” në nismat rajonale.

    Kosova duhet të mbajë zotimet e saj të Dialogut dhe të angazhohet për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të saj”.

    KE thekson se Serbia është fajtore për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 dhe bojkotin e tyre të zgjedhjeve lokale të prillit të vitit 2023.

    Po ashtu, zgjedhjet e parakohshme lokale duhet të mbahen sa më shpejt në të katër komunat, të organizuara në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse dhe me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

    Serbia duhet t’i bindë serbët e Kosovës që të kthehen pa vonesë në institucione përkatëse, po ashtu edhe Kosova të krijojë kushte përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve”.

    Raporti thotë se Kosova ka ndërmarrë hapa në drejtimin e duhur, por mbetet ende për të bërë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark