×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti për Ndërmarrjet Publike: Telekomi, Trepça dhe disa ndërmarrje tjera drejt “humnerës”

    Insajderi
    21 February 2023 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Raporti vjetor për vitet 2020/2021 i përformancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore, i cili sot do të diskutohet në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti vë në pah që ndërmarrjet vazhdojnë të operojnë me humbje nga viti në vit.

    Numri i NP-ve të cilat kanë shënuar humbje gjatë viteve 2020/2022 janë dhjetë Ndërmarrjet më të mëdha në vend.

    Ndërmarrjet të cilat kanë përformuar dobët dhe që kanë ndikuar në një masë të madhe humbjen e përgjithshme totale janë kompanitë: Trepça, Telekomi i Kosovës, Posta e Kosovës, Infrakos, Trainkos, KRU “Prishtina”, KRU “Mitrovica”, KU-‘Drini i Bardh” si dhe NH “Ibër Lepenc”.

    “Ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës fitimet i ka vazhduar me trendin e viteve me radhë të humbjes financiare, gjë që e definon këtë kompani si ekonomikisht të paqëndrueshme”, thuhet në raport.

    E vetmja ndërmarrje publike që gjatë vitit 2020 dhe 2021 i ka paguar dividentën aksionarit është Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në vlerë prej 10 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark