Raportimet e Insjaderit për manipulim - Deklarohen të pafajshëm tre anëtarët e komisionit të një konkursi në shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportimet e Insjaderit për manipulim – Deklarohen të pafajshëm tre anëtarët e komisionit të një konkursi në shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni”

    Insajderi
    30 November 2023 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për veprën penale “Cenim i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”, për të cilët kishte raportuar Gazeta Insajderi.

    Jeronim Susuri, Vesel Krasnqi dhe Rina Basha në kohen sa ishin anëtarë të komisionit për një konkurs në shkollën e Muzikës në Prizren dyshohet se kanë bërë manipulime me konkursin për mësimdhënës në shkollën e Muzikës, “Lorenc Antoni” në Prizren duke lënë jashtë konkursit të dëmtuarin Shkumbin Miftarin.

    Gjatë mbajtjes së seancës fillestare, tret ë akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë. Kështu ka bërë të ditur avokati mbrojtës I të dëmtuarit, Gent Gjini.

    Ai për Insajderi tha se pala e tij, Shumbin Mifrari është dëmtuar pasi që ai, sipas avokatit I ka plotësuar kriteret e punësimit në vendin e punës në shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren.

    “Ne cilesi te Avokatit te pales se demtuar ketu Shkumbin Miftari sot ne Gjykaten Themelore ne Prizren  Departamenti Penal  eshte mbajtur seanca gjyqesore ndaj paleve te akuzuar ketu Jeronim Susuri Vesel Krasnqi Rina Basha te cilet ngarkohen nga ana e Prokuroris se Shtetit per vepren penale te cenimit te se drejtes ne Punesim per demin e shkaktuar ndaj Shkumbin Miftarit kjo qe lidhet me manipulimet qe jane bere gjate perzgjedhjes se kandidatit tjeter perkunder faktit  qe pala e demtuar ka plotesuar kriteret e punesimt per vendin e punes se hapur nga ana e DKA-se ne Prizren konkretisht per shkollen e muzikes “Lorenc Antoni” ne Prizren”, ka thënë avokati

    Në seancën e radhës pritet që palëve të akuzuar të ju lexohet aktakuza dhe të njëjtit të pyeten për të drejtën e  pranimit apo të mospranimit të fajësisë për veprën penale të ngarkuar nga ana e Prokurorisë së Shtetit

    Seanca është shtyer me datë  24.01.2024 kjo me kërkesën e  palëve të akuzuar të cilët kanë kërkuar që të pajisen me shkresat e lëndës

    Gjykata Themelore e Prizrenit në vitin 2020 kishte ngritur aktakuzë ndaj tre ish- anëtareve të një komisioni mbi veprën penale “Cenim i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”. Ish-komisioni vlerësues i përberë nga Jeronim Susurit, Rina Bashës dhe Vesel Krasniqi nuk e kanë përzgjedhur kandidatin Shkumbin Miftari në pozitën e mësimdhënësit në shkollën e muzikës në Prizren i cili sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit ka qenë i vetmi kandidat që ka plotësuar të gjitha kriteret. Madje ata po dyshohet se ia kanë zhdukur edhe dosjen e aplikimit. Ish- anëtarët e komisionit po hetohen për veprën penale “Cenim i të drejtave të punësimit dhe papunësisë”. Insajderi sjell detaje nga aktakuza e ngritur në vitin 2020.

    Aktakuza ndaj tij ishte ngritur në vitin 2020 për “Cenim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë”. Krasniqit i është vazhduar mandati si drejtor pa hapur konkurs nga DKA- Prizren. Insajderi sjell detajet.

    Raportimet e Insajderin për manipulime në konkursin për mësimdhënës në shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark