×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportimet se do të kalojë nga AAK në LVV, Muharremaj: Nuk është 1 prilli

    Insajderi
    22 September 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në media është raportuar se kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj do të aderojë nga AAK  në Lëvizjen Vetëvendosje.

    Këta zëra Muharremaj në prononcim për Insajderin i ka mohuar. Mes tjerash ai është shprehur se nuk është 1 prilli, dita e gënjeshtrave.

    Sot është Festari dhe jo 1 Prilli”, ka qenë përgjigja e tij e shkurt derisa ka kërkuar t’iu referohemi edhe reagimi të tij të plotë në Facebook.

     Reagimi i plotë:

    Unë jam Kryetar i Komunës së Suharekës i votuar edhe për mandatin e dytë sipas procesit zgjedhor. Jam kryetar i degës së AAK-së në Suharekë. Mirëpo përderisa jam në mandatin e kryetarit të komunës, ju shërbej të gjithë qytetarëve pa dallim. Fushata Zgjedhore na dallon politikisht me oferta zgjedhore, ndërsa me momentin e dhënjes së betimit si kryetar komune, qeverisja për qytetarët nuk ka dallime. Sot ka qenë FESTARI dhe jo 1 Prilli. Asnjë kontakt me kurrfarë subjekti politik për aderime nuk kam pasur dhe as që mendoj të kem”.

    “Natyrisht s’kam kohë t’ju përgjigjem secilës propagandë e aq më tepër kur jam në vlugun e punës. Jam i përkushtuar dhe i angazhuar t’ju shërbej qytetarëve në 24 orë, pa dallim. Komuna e Suharekës është shtëpia ime e madhe dhe unë jam kryeshërbëtori i saj”, ka shkruar Muharremaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark