×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportimi i Insajderit për ditëlindjen çmendur në Prishtinë | Shoqërohen në Polici 5 persona, konfiskohen armë

    Insajderi
    29 September 2023 - 15:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 4 shtator, Gazeta Insajderi ka raportuar ekskluzivisht për një festë të çmendur me armë, në rastin e një ditëlindje të një personi, në periferi të Prishtinës. Nga pamjet, shiheshin e dëgjoheshin, qindra plumba teksa shkrepeshin në ajër. Tre javë pas raportimit të Insajderit, policia ka marrë masa. Ka shoqëruar në stacion pesë persona, ka arrestuar dy prej tyre dhe ka konfiskuar disa armë.

    Policia e Kosovës ka njoftuar me 27 shtator se ka shoqëruar në polici 5 persona, 2 prej të cilëve janë arrestuar si dhe që ka konfiskuar katër armë, shkruan Insajderi.

    Operacioni i parë policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici 5 personat të cilët kishin postuar në rrjetet sociale fotografi e video duke shtënë me armë zjarri“, thuhet në njoftimin e policisë derisa bëhet me dije se janë konfiskuar katër armë zjarri, tri nga të cilat janë përdorur dhe ekspozuar në rrjetet sociale.

    Festë e çmendur e ditëlindjes ku u shkrepen qindra plumba në Prishtinë, Insajderi sjell videon ekskluzive

    Në mesin e të arrestuarve është edhe një i mitur, i cili, tashmë është dërguar në mbajtje.

     

    Në videon që kishte arritur përmes e-mailit të Gazetës Insajderi nga persona anonim thuhej se ngjarja ka ndodhur në ditë të fundjavës në një fshat të Prishtinës.

    Besohej që gjithë kjo festë ishte mbajtur për ditëlindjen e njërit nga personat që në mënyrë të “çmendur” kishin shkrepur rreth 500 plumba.

    Sipas informacioneve që posedon Gazeta, shtëpia ku shihet se janë shkrepur plumbat është marr me qera për një natë.

    Video duket se është publikuar në rrjetin “Snapchat” dhe janë bërë tag disa emra të personave që kanë qenë të pranishëm.

    Pamjet ekskluzive të publikuara nga Gazeta Insajderi mund t’i KËTU. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark