×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportohet i vdekur kosovari që para pak ditësh ishte zhdukur në Zvicër

    Insajderi
    02 September 2023 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka disa ditë që një 83-vjeçar kosovar u raportua i zhdukur në Thun të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

    Menjëherë pas marrjes së informatës, policia zvicerane filluan masat e gjera të kërkimit.

    Të martën pasdite kosovari me inicialet në F.B. në Thun u gjet i pajetë, shkruajnë mediat zvicerane BernerZeitung.

    Referuar hetimeve fillestare, burri ra në një terren të ashpër pranë Luegmösligabe

    Raporti i plotë i Policisë

    Të dielën, më 27 gusht 2023, pak para orës 17:35, Policia Kantonale e Bernës ka marrë një njoftim se një i moshuar është zhdukur në Thun. Referuar informacioneve, 83-vjeçari është parë për herë të fundit rreth orës 13:00 në zonën e një fushe futbolli në Burgerstrasse në Thun dhe nuk është gjetur me gjithë kërkimin intensiv nga të afërmit. Si rezultat, një operacion kërkimi është iniciuar nga forcat e Policisë Kantonale të Bernës. Të martën pasdite, më 29 gusht 2023, specialistët malorë nga Policia Kantonale e Bernës gjetën më në fund një person të pajetë në Luegwald poshtë një shkëmbi. Mund të supozohet se burri ka rënë në terren pa shtigje dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është një shtetas kosovar 83-vjeçar nga kantoni i Bernës. U mobilizua një helikopter Rega dhe shërbime të ndryshme nga Policia e Kantonit të Bernës – duke përfshirë specialistë mali dhe qenë nuhatës për zbulimin e personave dhe dronë. Hetimet për zbardhjen e aksidentit kanë nisur nën drejtimin e prokurorit publik rajonal Oberland. /Albinfo.ch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark