×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportohet se është sulmuar autobusi i kosovareve në Serbi, për Insajderin flasin nga kompania (VIDEO)

    Insajderi
    06 January 2024 - 00:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot është raportuar se një autobus me kosovarë është sulmuar sot në Serbi. Sipas këtyre raportimeve autobusi ishte sulmuar me gurë. Por, nga kompania e autobusëve në fjalë kanë mohuar një gjë të tillë.

    Në një përgjigje për Insajderin “Polluzha Tours” thanë se nuk është e vërtetë që janë sulmuar.

    Sipas tyre krejt çka ka ndodhur është se xhami i autobusit është goditur nga një shpend.

    “Jo nuk janë të vërteta. Thjesht është thyer xhami ngas shpezat, huti që ishte në lëvizje”, thanë nga “Polluzha Tours” për Gazetën Insajderi.

    VIDEO nga atje:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark