×
  • Lajme
  • Lajme

    Raportohet se një 14-vjeçar është therur për vdekje në Maqedoni të Veriut

    Insajderi
    01 March 2024 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni të Veriut, ku është therur për vdekje një i mitur.

    Siç raporton AlsatM, bëhet fjalë për një 14 vjeçar, i cili është gjetur mbrëmë rreth orës 19:30 pa shenja jete me plagë të shumta therëse dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”.

    Ai u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme.

    Policia dhe prokurori themelor publik kanë nisur hetimet, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark