×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Raportohet se Von der Leyen paralajmëroi Kurtin e Vuçiqin se nuk do të ketë fonde nëse s’ka normalizim të marrëdhënieve

    Insajderi
    09 November 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë e Serbi u ka bërë me dije udhëheqësëve të dyja shteteve që KE planifikon të kushtëzojë 6 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor me përparimin në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, tha për Danas një zyrtar i lartë i Komisionit Evropian.

    Sipas tij, si presidenti serb Aleksandar Vuçiq ashtu edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, janë vënë në dijeni se çfarë po përgatitet dhe çfarë pritet prej tyre.

    U shpjegua se çfarë reformash priten, që të mos ndodhte më vonë që të mos na thoshit apo të mos e dinim atë kusht. Prandaj, kërkojmë që marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të normalizohen në bazë të marrëveshjeve të arritura. Nëse nuk ka përparim, nuk do të ketë para, është i qartë ky zyrtar i Komisionit Evropian, i cili ka dashur të mbetet anonim.

    Ai shtoi se nëse përcaktohet se njëra palë po bllokon progresin përmes negociatave, e tjetra jo, atëherë ajo palë që nuk bllokon do të marrë para nga pakoja e ndihmës së BE-së në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

    KE dje publikoi raportin vjetor për progresin e Serbisë drejt BE-së, ku thuhet se kushti kryesor për përparimin e Serbisë në procesin e integrimeve evropiane mbetet harmonizimi me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe sanksionet ndaj Rusisë, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për media në Bruksel ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova të ketë një qëllim të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por edhe BE-ja duhet ta ketë të qartë se çfarë pritet nga Prishtina, e që është zbatimi i Projekt Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark