×
Insajderi / Insajderi

Rasaj pas vendimit për mbyllje të qendrës: Tani e kuptoj pse nuk ka investitor të huaj në Kosovë

Insajderi
05 November 2022 - 12:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Aksionari më i madh i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku u rrah e moshuara, Anton Rasaj ka thënë se kjo qendër ka qenë subjekt i thirrjeve për linçim.

Rasaj ka thënë se ka qenë i detyruar që t’i njoftojë familjarët e rezidentëve në këtë qendër, që të shkojnë t’i tërheqin rezidentët.

“Orenda pa asnjë bazë ligjore ka qenë subjekt i thirrjeve për linqim dhe thirrjeve për mbyllje të biznesit, edhe pse ne vepruam shpejtë për veprimet e infermierëve.Duke qenë se ky objekt duhet të mbyllen ditën e hënën, sipas atij vendimi që Ministria e nxori në publik, isha i detyruar që t’i njoftojë familjarët e rezidentëve në këtë qendër, që të vin t’i tërheqin rezidentët nga qendra Orenda në Pejë”, është shprehur ai.

Vendimi për mbylljee e qendrës, sipas tij është linçim ndaj biznesit.

Ai tha se duhet të ia kthej shpinën vendlindjes ku ka sjellë kursimet e tij dhe të familjes dhe se tani e kupton pse investitorët e huaj nuk bëjnë investime në Kosovë.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, pos të kthejë shpinën vendlindjes ku solla të gjitha kursimet e mia dhe të familjes sime, duke investuar në këtë qendër, tani e kuptoj më mirë pse Kosova nuk ka ivestime dhe investor të huaj, ose edhe ata që vijnë ikin, sepse këtu pa asnjë vërejtje paraprake të mbyllet biznesi në mënyrë arbitrare. Nuk di që ka ndonjë vend në Evropë që raste si ky nuk ndodhin, fatkeqësisht rasti si ky i joni ndodhi, por palët punojnë bashkë për të përmirësuar çkado që kërkohet. E kuptova këtë javë se në Kosovë ligji dhe praktika, apo thirrjet e dhunshme i paraprijnë drejtësisë, ky është linqim ndaj biznesit tim, thirrjet për të mbyllur biznesin nuk di si t’i quaj ndryshe.E kam thënë dhe e përsëris se sjelljet e infermiereve që tani janë në hetim, nuk paraqesin fytyrën tonë si biznes, paska qenë e kot kërkimfalja ime morale e menjëhershme”, u shpreh tutje ai.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark