Clermont ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Montpellier me golin e sulmuesit dardan, Elbasan Rashani.
Rashani, i cili ishte startues u asistua nga Bayo vetëm pas katër minutave lojë dhe shënoi nga afërsia në portën e mysafirëve për 1-0.
Por vushtrriasi ishte i pafat, pasi zgjati muskulin e këmbës së djathtë dhe vetëm pas 10 minutave lojë u zëvendësua.
Ndryshe, për Rashanin goli ndaj Montpellier ishte i teti këtë edicion në Ligue 1, derisa ka edhe tre asistime.
/Insajderi.org