Liverpooli ka siguruar biletën për në raundin tjetër të EFL Cup pas fitores kundër Norwich Cityt.
“Të Kuqtë” fituan 0-3 në udhëtim te Norwichi në kuadër të raundit të 1/16 së finales.
Futbollisti japonez, Takumi Minamino ishte më meritori në këtë fitore, ngase realizoi dy gola.
Reprezentuesi i Japonisë serinë e golave e nisi qysh në minutën e katërt.
U desh të pritej minuta e 50-të që Liverpooli ta dyfishojë epërsinë me autor Origin.
Minamino dërgoi topin sërish në rrjetë në dhjetë minutat e fundit të kohës së rregullt për ta “vulosur” fitoren e “Të Kuqve”.
Milot Rashica që ndeshjen e nisi nga stoli, u inkuadrua në 20 minutat e fundit të ndeshjes.