Ylli shqiptar i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është zgjedhur futbollisti i muajit gusht te Norëich City nga tifzoët e klubit anglez, raporton Insporti.com.
Rashica në të tri ndeshjet e para të Premier Ligës ishte titullar dhe me paraqitjet e tij elektrizuese i ka bërë për vete tifozët e Norëichit.
Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit në rrjetin social TWitter.
Në afati kalimtar të verës që sapo ka përfunduar, Rashica kompletoi transferimin e tij nga ëerder Bremen në Norwich City.
Ai mban numrin 1ë në fanellë dhe tashmë e ka nisur sezonin për mrekulli, madje ndaj Liverpooli zhvilloi ndeshjen më të mirë duke u bërë viral me driblimin e tij që ia bëri mbrojtësit grek të gjigantit anglez.
Reprezentuesi i Kosovës ishte titullar edhe ndaj Spanjës, ndeshje në të cilën kishte dy raste të mirë për shënim por që nuk ia arriti.
Ai u kritikua nga tifozët e Kosovës, duke i kërkuar Bernard Challandesit ta lë në bankën rezervë për ndeshjet e radhës.