×
  • Sport
  • Sport

    Rashica me Galatasaray shënojnë fitore të madhe në derbin turk

    Insajderi
    08 January 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, ka startuar te Galatasaray që fitoi bindshëm derbin e madh ndaj Fenerbahçes. Galatasaray, që ishte mysafir, fitoi 3:0 ndaj Fenerbahçes. Ndeshja i ka takuar xhiros së 18-të të Superligës së Turqisë në futboll.

    Rashica luajti deri në minutën e 70-të. Sergio Oliveira shënoi për 1:0 në minutën e 32-të.

    Për 2:0 shënoi Muhammed Kerem Akturkoglu në minutën e 78-të. Në minutën e 100-të rezultatin përfundimtar e vendosi Mauro Icardi.

    Irfan Kahveci i Fenerbahçes u përjashtua me të kuq në minutën e 86-të. Galatasaray është lider me 39 pikë. Fenerbahçe është e dyta me 35 pikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark