Skuadra e Galatasarayt ka shënuar golin e epërsisë ndaj Konyasporit në xhiron e 26-të të Superligës së Turqisë.
Golin e parë në këtë sfidë për rezultatin 1 me 0 e shënoi lojtari kosovar, Milot Rashica në minutën e 31’të.
Rashica shënoi gol vetëm pak ditë para se t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e fazës para-kualifikuese, ndaj Izraelit dhe Andorrës.