×
  • Lajme
  • Lajme

    Rashiq në stilin e Sveçlës i përgjigjet Vuçiqit pasi e quajti “diller droge”

    Insajderi
    23 February 2023 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë qëndrimit të tij në Abu Dabi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, hodhi sërish akuza dhe ofendime ndaj Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ku mes tjerash e quajti edhe “diller droge”, shkruan Insajderi.

    Ministri Nenad Rashiq pati një kundërpërgjigje për Vuçiqin. “Je në adresën e gabuar nëse po kërkon mall”, tha ai në një prononcim për median serbe “Nova.rs”, përcjell Insajderi.

    “Zoti Vuçiq, nëse jeni i interesuar për mall, më vjen keq, por më duhet t’ju them se jeni në adresë të gabuar, sepse unë nuk di gjë për këtë, por besoj se ju keni kanalet e juaja të informacionit. Gjithashtu, pasi po flasim për këtë, nëse dini për ndonjë ‘dërgesë’ e cila pritet të ndodh, dhe besoj se mund ta dini, të lutem më trego. Besoj se suksesshëm mund ta parandalojmë një iniciativë të tillë kriminale”, ka thënë Nenad Rashiq./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark