×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rashiq: Për 6 muaj, 145 serbë aplikuan për t’u kthyer në Kosovë

    Insajderi
    24 July 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se ka një gjetje të tmerrshme të Auditorit që në periudhën 2017-2022, ministria ka ndërtuar gati 200 shtëpi me çmime të larta dhe joreale dhe ku përmendet se janë paguar më shumë se 800 mijë euro për materialet e ndërtimit në krahasim me çmimet reale të tregut.

    Rashiq në emisionin “Slobodno Srpski” tha se me rastin po merren organet kompetente.

    “Ajo që konstatoi auditori është e tmerrshme, sepse është një metodologji e keqe që aplikohet me vite në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim”, tha ai.

    Rashiq ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas të dhënave të UNHCR-së, për t’u kthyer në Kosovë kanë aplikuar 145 aplikantë, kërkesat e të cilëve janë miratuar nga komisionet komunale.

    Ai shtoi se Ministria për Komunitete dhe Kthim nuk ka informacion për numrin e serbëve të cilët janë larguar nga Kosova në të njëjtën periudhë apo vite më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark