×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti “53 milionësh”, kërkohet që të dëshmojë edhe Avdullah Hoti

    Insajderi
    27 July 2023 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrojtja e ish- ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që të ftojë edhe Avdullah Hotin të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “53 milionëshi”, shkruan Insajderi.

    Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Insajderi thuhet se kjo kërkesë është bërë me qëllim për të siguruar mbrojtje efektive të të akuzuarit, Pal Lekajt.

    Sipas dokumentit, mbrojtja kërkon që në këtë procedurë penale të ftohet nga gjykata në cilësi të dëshmitarit në seancën shqyrtuese kryesore edhe ish- ministrit të Financave, Avdullah Hoti.

    Dëshmia e këtij dëshmitari vlerësojmë se është krruciale përveç faktit te elaboruar si me lartë edhe për faktin se i njëjti gjatë funksionit të tij mund të dëshmojë edhe për kronologjinë se a kanë qenë evidente vonesat ne pagesat e projektit për autostradën R6 “Arben Xhaferi” Prishtine – Hani I Elezit edhe ne te kaluarën, gjatë ushtrimit të funksionit te tij, dhe se po ashtu në një fazë të hetimeve mes volumit të provave material të propozuara nga prokuroria apostrofohet edhe afati I shterjes së pagesave në mungesë të buxhetit me pare”, thuhet në vendim.

    Këtë e ka konfirmuar edhe Musa Damati, avokati mbrojtës i të akuzuarit, Pal Lekaj.

    Damati tha për Insajderin është e rëndësishme edhe dëshmia e Hotit për këtë rast.

    Po, kemi kërkuar që të dëshmoi edhe z. Hoti. Mendojmë që është e rëndësishme edhe kjo dëshmi për këtë rast“, ka thënë për Insajderin avokati i Pal Lekajt, Musa Damati.

    Në rastin e njohur për publikun si 53-milionëshi akuzohen ish-ministrin Pal Lekaj dhe tre zyrtarët e tjerë Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri.

    Ata po akuzohen se janë përfshirë në afera korruptive kur ishte vendosur për ndarjen e këtyre mjeteve në emër të vazhdimit të punimeve në Autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh kryeqytetin me Hanin e Elezit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark