×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti i 35-vjeçares në Malishevë, “doktoresha” është me shkollim fillor dhe rrobaqepëse

    Insajderi
    25 August 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 35-vjeçare dyshohet se vdiq pas një trajtimi të pandërgjegjshëm mjekësor që mori në klinikën “Doktorat”, në Malishevë. Aty, viktima mori shërbime stomatologjike, e asaj më pas iu përkeqësua gjendja dhe ishte dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku edhe vdes.

    Gjykata e Gjakovës ndaj Xh.K. ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndërsa ndaj të pandehurës një muaj arrest shtëpiak.

    Në vendimin e Gjykatës është thënë se e pandehura ka të kryer shkollimin fillor dhe se me profesion është rrobaqepëse, ndonëse ajo është e regjistruar si pronare e biznesit.

    “Sipas kërkesës për të pandehurën H. K., me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” në Malishevë, pa kualifikim mjekësor kryen trajtime mjekësore e cila është e regjistruar si Ambulancë Specialistike e Gjinekologjisë në emër të pandehurës, ndërsa e njëjta ka të kryer shkollimin fillore, me profesion rrobaqepëse, e ku në ordinancën e cekur më lartë, pas trajtimit mjekësor të dhënë nga vëllai i të pandehurës- i pandehurit Xh.K., ka ndërruar jetë tani e ndjera L.Sh.” – thuhet në vendim.

    Tutje është thënë se nga koha e pacaktuar e deri më 22 gusht 2023, me dashje dhe pa autorizim e pandehura ka falsifikuar dokumentin në emër të një institucionit tjetër dhe në atë të QKMF-së në Malishevë.

    E pandehura dyshohet se si pronare e biznesit “Doktorat”, me rastin e inspektimit në këtë ordinancë i janë gjetur 18 vërtetime për nxënës dhe studentë si dhe 16 udhëzime për konsultim të QKMF-së në Malishevë, të gjitha këto dokumente të zbrazëta mirëpo të vulosura me vulën e QKMF-së, pa autorizim nga institucioni përkatës.Betimi për Drejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark