×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti i 400 kg drogë, Gjykata nuk e di se ku është një i akuzuar

    Insajderi
    05 December 2022 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca ndaj shtatë të akuzuarve për rastin e 400 kg të cilat u kapën në Lipjan. Në këtë seancë është duke munguar i akuzuari, Kadri Sheqiri.

    Gazeta Insajderi është duke e përcjellur nga afër procesin gjyqësor.

    Gjykata ende nuk ka mundur që të jep përgjigje se pse i njëjti nuk ka ardhur në seance pasi ka qenë nën masën ‘lajmërim në stacion policor’. As ai nuk ka prezantuar në seance e as avokati i tij.

    Ne një sqarim të shpejt gjykatësi ka thënë që nuk mund të thuhet me saktësi se a është ftuar në mënyrë të rregullt.

    Bazuar në aktakuzën të cilën e posedon edhe Insajderi bëhet me dije se Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Ibrahimi dhe Fehmi Bytyqi nga koha e pacaktuar e deri më 15 maj 2021, duke vepruar si pjesë e grupit kriminal të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, me dashje, dijeni e më qëllim të përfitimit financiar, secili nga ta kanë vepruar në forma të ndryshme me qëllim të realizimit të aktivitetit kriminal.

    Rasti për të cilin është ngritur aktakuza, ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë në sasi prej 400 kg, e cila është sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k. në Lipjan.

    Në muajin nëntor kur edhe Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzën përveç tjerash propozoi sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale./GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark