×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kur do të marrë Kushtetuesja vendim për rastin dyshues të votave ndaj Veton Berishës e Albert Kinollit? – Deklarohen nga gjykata

    Insajderi
    30 March 2023 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë një vendin për rastin dyshues të manipulimit të votave në zgjedhjet e 2021-ës që po pretendohet se u bë përmes Listës Serbe në favor të Fadil Gashit, nga Iniciativa Rome. Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinolli nga komuniteti rom janë ende duke pritur një përgjigje përfundimtare nga Kushtetuesja. Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje nga Kushtetuesja për të kuptuar se kur do të marrë një vendim për rastin e Berishës e Kinollit.

    Nga kjo gjykatë thanë për Insajderin se “Gjykata është duke e shqyrtuar rastin, ndërsa nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast“.

    “Gjykata i trajton të gjitha kërkesat në bazë të procedurave standarde të parashikuara për shqyrtimin e tyre dhe kohëzgjatja e vendimmarrjes në kërkesat e parashtruara nuk varet detyrimisht nga koha e regjistrimit të tyre, por nga kompleksiteti i çështjes që mund të ngërthejë një rast konkret”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    “Si çdo kërkesë individuale, Gjykata është duke e trajtuar edhe këtë rast me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë, dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët dhe opinioni”, vijon përgjigja.

    Kujtojmë se po bëhen 2 vite prej kur Gjykata Kushtetuese nuk po iu kthen përgjigje dy ish-kandidatëve për deputetë nga radhët e komunitetit egjiptian e rom. Veton Berishës e Albert Kinollit.

    Të njëjtit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, ngritën pretendime për orkestrim të votave. Sipas tyre ky orkestrim ishte bërë nga ana e partisë së Elbert Krasniqit, aktualisht ministër i qeverisë Kurti në MAPL.

    Në një intervistë për Indoks, Berisha pati hedhur dyshime se orkestrimi u krye me anë të votave të serbëve. I njëjti kishte pretenduar se zgjedhja e presidentes Vjosa Osmani ishte bërë nga dy vota ilegale.

    Në një intervistë për Indoks, Berisha pati hedhur dyshime se orkestrimi u krye me anë të votave të serbëve. I njëjti kishte pretenduar se zgjedhja e presidentes Vjosa Osmani ishte bërë nga dy vota ilegale.

    Për rastin e Berishës nga komuniteti egjiptian dhe Albert Kinollit nga komuniteti rom një opinion e ka dhënë edhe Avokati i Popullit, të publikuar në muajin gusht të vitit 2021.

    “Avokati i Popullit konsideron se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë përgjegjëse dhe garantues për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi, duke respektuar plotësisht dhe pa dallim përcaktimet kushtetuese lidhur me të drejtat zgjedhore dhe të pjesëmarrjes”, thuhet në përfundimin e nxjerr nga Avokati i Popullit.  

    Berisha në InDoks sqaroi se në cilat komuna pati më së shumti sipas tij keqpërdorim të votës.

    “Ataku më i madh që na është bërë neve ka qenë komuna e Graçanicës për faktin që në atë komunë ka qenë orkestrimi më i madh që ka ndodh dhe vota më së shumti që ka marrë Iniciativa Rome për faktin që në atë komunë janë 400-500 banorë të komunitetit romë, ndërsa së fundmi kanë marrë 1870 vota dhe në komunat tjera siç ishin Kamenica, Mitrovica e Veriut, Leposaviq dhe gjitha banimet ku kishte banorë serbë. Dhe kjo Iniciativë kishte marrë vota për ta, por nga votues serbë”, deklaroi Berisha.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark