×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti i Klan Kosovës, Miftaraj: Kurti ta shkarkojë Rozeta Hajdarin për të treguar se përnjëmend e do Republikën

    Insajderi
    18 July 2023 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori ekzekutiv në IKD, Ehat Miftaraj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk duhet të lejojë që komisioni për ankesa i ARBK-së të marrë vendim që mbyll Klan Kosovën.

    “Nuk duhet të lejoje që Kosova të bëhet edhe një herë lajm për të keq për cenim të demokracisë. Nuk është diçka që mund të bëhet Pazar me demokracinë, me lirinë e medieve. Kurti duhet të ketë ndikim tek ministrja Rozeta Hajdari dhe të mos përsëritet gabimi”, është shprehur Miftaraj.

    Sipas tij, Kurti do të tregonte lidership duke e parandaluar përsëritjen e gabimit.

    “Do të tregonte se përnjëmend e do Republiken. Kur thotë se Kosova është vendi më demokratik në rajon, atëherë këtë do të duhej ta kthente në veprime dhe në ditën e parë pas vendimit të komisionit të ankesave do të duhej ta shkarkonte ministren Hajdari”.

    Sipas Miftrajat, një ministre si Hajdari nuk mund të vazhdonte të ishte pjesë e qeverisë, për faktin që ka lejuar të ndodhin ato që kanë ngjarë deri tash.

    Me tej, ai ka shtuar se nuk e sheh këtë zhvillim si një “përballje Klan Kosova vs. Qeveria, por një përballje Demokracia vs. Arbitrariteti”.

    “Secili që ka fuqi duhet ta ngre zërin dhe nuk duhet të lejojë që 15 vjet pas pavarësinë të ndodhë nj gjë e tillë. Drejtësia nuk duhet të lejojë diçka të tillë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark