×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti i rëndë – dalin pamjet se si polumbarët gjejnë trupat e pajetë të 50 vjeçarit me djalin e tij

    Insajderi
    21 November 2022 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Babë e bir të cilët i mori rrjedhja e përroit të Bogës së bashku me automjetin e tyre në Malësi të Madhe, janë gjetur të pajetë mëngjesin e së hënës nga forcat e policisë.

    Policia ka publikuar pamjet nga momentet kur nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, bënë të mundur gjetjen e dy trupave të babë e bir.

    Trupat e tyre u gjetën pas 16 orë kërkime intensive që prej ditës së djeshme kur u dha alarmi për zhdukjen e tyre.

    50-vjeçari Pjetër Rushaj po udhëtonte me makinë së bashku me djalin dhe vajzën e tij. Rrjedha e ujit mori përpara makinën e tyre. Fatmirësisht vajza mundi të dilte dhe shpëtoi. Ndërsa për fat të keq, at e bir nuk ja dolën dot.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark