×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti “Kobra” përfundon në duar të Prokurorisë Speciale

    Insajderi
    09 February 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Speciale e ka marrë në duar rastin e vrasjes së 31 vjeçarit Visart Cengu nga Kukësi, i cili dyshohet se është vrarë nga Dibran Hoxhaj. Në këtë rast janë të përfshirë edhe gjashtë persona të tjerë.

    Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu e ka konfirmuar për Insajderin duke mos dhënë detaje shtesë.

    “Mund të iu konfirmojë se rastin e kemi pranuar për procedurë të mëtutjeshme në Prokurorinë Speciale. Për momentin kjo është krejt çka mund të iu them sepse sa e kemi pranuar këtë rast”, ka thënë Lutfiu.

    Vlen të theksohet se Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin Dibran Hoxhaj i njohur si Kobra dhe pesë personave tjerë, të dyshuar për përfshirje në vrasjen e 31-vjeçarit në Prizren.

    Masa e paraburgimit për ta do të vazhdojë deri me 3 mars 2023.

    Javë më parë Insajderi ka raportuar se “Kobra” është transferuar në burgun e Gjilanit por arsyeja nuk është bërë e ditur. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark