×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zbardhen dëshmi të reja për vrasjen e të riut nga i dyshuari “Kobra”

    Insajderi
    05 January 2023 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur  në Prizren, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Visar Cengu.

    Dëshmitarët që ishin ulur në tavolinë me Cengun, Rufgen Shehun dhe Arben Bashën kanë treguar se Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” e vrau 31-vjeçarin nga Kukësi vetëm për një birrë. Më herët ishte raportuar që bëhej fjalë për një faturë 400 euro, po një familjar i shokëve të Cengut ka treguar një version tjetër.

    Lexo edhe:

    “Janë zënë për një faturë 100 euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai (Kobra) doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin ‘Kobra’ për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë”.

    E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin. Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin”.

    Lexo edhe:

    Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër”, tha familjari i dy personave që arritën që të shpëtonin.

    Shiko edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark