×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rasti Kumanova – njëri prej të dënuarve e dërgon rastin në Gjykatën e Strasburgut

    Insajderi
    23 August 2022 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fatmir Reqica i dënuar me 40 vjet burg në rastin Kumanova, ka njoftuar se rasti i tij do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

    Në Facebook ai ka shkruar se atje do të zbardhet e vërteta.

    POSTIMI:

    LAJM I MIRË

    Familjar, miq, dhe shokë të nderuar.

    Më lejoni të ju njoftoj se sot me njoftojë Avokatin im Ibraim Bajrami se lënda ime që i është drejtuar Gjykatës të Strasburgit që nga data e vendimit me datën 02.07.2022 në cilësinë Burgosurit politik dhe luftëtarit të UÇK-së.

    Atje do të dëshmohet e vërteta ime njëashtu për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia, keqtrajtimet e mija torturat dhe shumë të pa thëna në publik vetëm se krenaria e mund dhimbjen duke mos i harruar për as një sekondë Heronjtët e Kumanovës dhe shokët e mbijetar të Tradhtisë me 09.05.2015 që

    tashme ndodhemi nëpër burgjet e Maqedonis, do të dëshmohet se Kryengritja e Armatosur ishte lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që te gjitha ato që ndodhen në Lagjën e Trimave në Kumanovë Terrorin e bëri shteti Maqedon shkatrroji 120 shtëpi dhe 78 ishin më të pa banuara në pragun e shtëpijave popullit tonë.

    Dhe pikërisht në ditën e Evropës me 09.05.2015.

    Ballin lartë e kurrizin drejtë, e gjithmonë krenarë me UÇK-në tonë.

    Rrnoftë kjo ushtri Çlirimtare që jehonë i dha populli ynë i shumë vuajtur, Grupi Kumanovës nuk do të harrohet asnjëherë aty ku flitet shqip.

    Me respekt !

    i juaji i Burgosuri nga Burgi

    I idrizoves luftëtari i UÇK-së Fatmir Reçica 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark