×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Rasti Thaçi dhe të tjerët, këta janë emrat e viktimave që pretendohet se janë zhdukur me forcë

    Insajderi
    01 March 2023 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë publik emrat e disa viktimave që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë, në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Si viktima të zhdukjes me forcë në Ferizaj përmenden Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani.

    Kurse, në Suharekë, përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.

    Ndërsa, në Gjakovë përmendet Pal Krasniqi.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. / Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark