×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Reagimi epik i Zelensky kur kupton se Gjermania ka miratuar dërgimin e tankeve në Ukrainë

    Insajderi
    25 January 2023 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte duke dhënë një intervistë për Sky News, kur mësoi se kancelari gjerman Olaf Scholz ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Gjermani.

    Derisa po fliste për luftën në Ukrainë përballë gazetares britanike Kay Burley, ai mbeti i habitur kur mësoi se i është dhënë drita e gjelbër dërgimit të tankeve gjermane në Ukrainë.

    Jam shumë i lumtur. Dua të falënderojë Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për këtë vendim të marrë”, shtoi Zelensky.

    Para se gjithash dua të falënderojë botën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën. Por nëse flasim sinqerisht, duhet të jetë numri i madh i tankeve që duhet të dërgohen në Ukrainë”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

    Ndryshe sot kancelari gjerman ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, pavarësisht se në fillim ishte skeptik dhe kishte frikë se ky veprim mund të çojë në përshkallëzimin e luftës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark