×
  • Showbiz
  • Show

    Reagimi i banorëve kur shikuan pamjet rrëqethëse të tërmeti në Turqi dhe Siri

    Insajderi
    11 February 2023 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që në hapjen e Live-it të spektaklit Big Brother VIP, Arbana lajmëroi se kjo do të jetë një mbrëmje e mbushur me ngjarje të rëndësishme por që sonte fillon ndryshe.

    Ajo e nisi me ngjarjen që përfshiu Turqinë dhe Sirinë ku deri tani kanë humbur jetën mbi 20 mijë persona. Arbana komunikoi që kjo do t’ju thuhet banorëve, spektakli ka shumë shikueshmëri dhe qëllimi i komunikimit është sensibilizimi i publikut, që kushdo që mundet të bëjë një donacion sado të vogël.

    Disa pamje nga tërmeti iu shfaqën banorëve të shtëpisë të cilët reaguan secili në mënyrën e vet me shumë shqetësim.

    Big Brother VIP Albania 2 është spektakli më i ndjekur nga Shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë prandaj edhe produksioni vendosi që këtë ngjarje ta bënte pjesë të spektaklit.

    Si mund të ndihmojmë pyetën banorët të shqetësuar. Arbana pas një rezymeje të ngjarjes shpjegoi se apelet e tyre do sensibilizonin njerëzit që ndjekin emisionin, i cili ka një shikueshmëri shumë të lartë.

    Ata u treguan të gatshëm të bënin gjithçka që munden që të ndihmojnë, mes emocionesh dhe lotesh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark