Trajneri Driton Kuka ka reaguar pas triumfit të Distria Krasniqi në Mastersin e Jerusalemit në xhudo.
Kuka përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se Jerusalemi po njoftohet me Kosovën në dritën e medaljes së artë.
Ai njoftoi se xhudistet e tjera Laura dhe Loriana do të garojnë nesër.
Reagimi i plotë:
World Judo Masters 2022
Distria Krasniqi e artë
E arta numër 4 e Disit në garat Masters!
1800 Pikë Olimpike
Nora Gjakova e pesta!
648 pikë Olimpike
Luftoj mirë i mungoj fati në luftat kryesore.
Jerusalemi sot po njoftohet me Kosovën tonë në dritën e medaljes së artë!
Neser e pasneser garojnë Laura e Loriana
Kosova mbi të gjitha
Ndryshe, Distria Krasniqi në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria e mposhti britaniken Chelsie Giles. Ndaj saj realizoi herët aksion për wazzari, ndërsa më pas e kontrolloi luftën deri në fund.
Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos, ku vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike.
Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.