Xherdan Shaqiri ka qenë edhe një herë protagonist tek Çikago Fire. Futbollisti kosovar e ndihmoi ekipin e tij në fitoren e radhës. Dhe, pas ndeshjes tifozët shqiptarë e mirëpritën tek tribunat reprezentuesin e Zvicrës.
Me këtë rast, njëri prej tyre ia ofroi futbollistit nga Zhegra e Gjilanit flamurin kombëtar shqiptar. Dhe, Shaqiri me plot kënaqësi e dha nënshkrimin e tij në flamurin me shqiponjën dykrenore.
Edhe pse e përfaqëson Zvicrën, Shaqiri nuk i ka fshehur asnjëherë rrënjët e tij shqiptare. Madje, në këputët e tij sportive kohë pas kohe e ka shfaqur edhe flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, krahas atij të Zvicrës.
https://streamable.com/ak186e?quality=highest