×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagojnë nga Qeveria – tregojnë se kush po ia mbulon shpenzimet Kurtit në Greqi

    Insajderi
    13 July 2022 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për më shumë se një javë ndodhet në Greqi, i cili po merr pjesë në simpoziumin “Symi”, ku kishte qenë edhe vitin e kaluar.

    Edicioni i sivjetmë i simpoziumit, sikurse edhe vitin e kaluar, po mbahet në “Grand Resort Lagonissi”, një hotel superluksoz.

    Kurti po qëndron në bregdetin e Lagonisit, 30 kilomentra në juglindje të Athinës.

    Ky vend konsiderohet si një nga hotelet më luksoze në mbarë globin.

    Qëndrimin e Kurtit “Grand Resort Lagonissi” vjet e kishte zbuluar ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një postim në Facebook.

    Për qëndrimin e Kurtit në një hotel super luksoz dhe një vizitë më gjatë se një javë, ka pasur reagime dhe kritika të shumta.

    Por pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka bërë të ditur se shpenzimet në Greqi Kurtit po i mbulohen nga organizatori.

    “Sivjet është viti i pestë me radhë që kryeministri Kurti merr pjesë në Simpoziumin Symi, ku të pranishëm janë politikanë progresistë e akademikë të shquar nga mbarë bota. Sikur herave të kaluara edhe këtë vit shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit mbulohen nga organizatori”, ka shkruar Kryeziu në ‘Facebook’. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark