×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon AGK: Sjellja e Policisë së Kosovës e papranueshme dhe e dënueshme

    Insajderi
    29 November 2023 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj Policisë së Kosovës ku është hedhur sprej dhe gaz lotsjellës në drejtim të gazetarëve, si pasojë e zhvillimeve të ditës së sotme nga protesta e PSD-së, kundër Kryetare e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

    Sipas AGK-së sjellja e Policëve është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, duke u bërë thirrje që ta respektojnë dhe mos ta pengojnë punën e gazetarëve.

    “Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kjo sjellje e Policisë së Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme, andaj i bën thirrje që të respektojë punën e gazetarëve, si dhe të mos i pengojë ata gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale. Njëherësh, u bëjmë thirrje kolegëve që raportojnë nga terreni të bartin me vete ID-të e tyre të punës, si dhe jelekët me mbishkrimin PRESS, ashtu që të identifikohen që janë punonjës të medieve, dhe jo protestues”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark