×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reagon Alban Hyseni pas lirimit nga autoritetet serbe

    Insajderi
    27 February 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar pas ndalimit sot te pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë.

    Ai ka treguar se për Bujanoc ishin nisur për ngushëllime të familja e një të njohurit.

    Rrugës për Bujanoc, në ngushëllime për humbjen e vëllaut tek kolegu im, Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Luan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku, u ndaluam nga autoritetet serbe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë“, thuhet në reagim.

    Hyseni po ashtu ka treguar se kanë pritur rreth dy orë në pikën kufitare teka është shprehur se janë diskriminuar pa arsye.

    Pas më shumë se 2 orë pritje, na u lejua të vazhdojmë udhëtimin tonë, pa na u dhënë asnjë arsye se pse jemi ndalur në këtë pikë kufitare. Ata të diskriminojnë e të ndalin në kufinjë pa arsye, duke përdorur figura politike e qytetarë për tensionimin edhe më tej të situatës së brishtë që gjendemi tani“, përfundoi reagimi.

    Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar sot te pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë.

    Ata ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark