×
  • Showbiz
  • Show

    Reagon Arbana Osmani pak orë para nisjes së “Big Brother Vip Albania”, ka dy fjalë për Ledionin

    Insajderi
    13 January 2024 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka bërë një reagim në rrjetet sociale për “Big Brother Vip Albania 3”, i cili nis sonte edicionin e tretë të tij, nën drejtimin e Ledion Liços.

    Ajo ka ndarë disa foto me bashkëpunëtorët në dy edicionet e para të këtij formati, duke i uruar suksese atyre dhe mikut të saj të vjetër Ledionit.

    Më tej, Arbana shpreh falenderim për tw njderin Dritan Hoxha, që besoi tek ajo atëherë kur askush tjetër nuk e bëri dhe dy vajzave të tij Lorin dhe Sarën.

    Reagimi i plotë i Arbanës:

    “Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtezakonshme televizive, pjese e se ciles kam patur fatin dhe privilegjin të jem per shume vite me rradhë.

    Perjetë falenderuese dhe mirenjohëse Tanit që me zgjodhi atehere kur besim te une nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me te cilat vazhduam per dy vite t gozhdojme shqiptaret para ekranit per muai me rradhe duke bere bashke gjithe familjen.

    Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always!

    E në fund faleminderit juve, ndjekësve te mi, per te gjithe vleresimin dhe dashamiresine karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmone. Ju dua”, shkruan ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark