×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Reagon ashpër djali i bankieres së vrarë në Tiranë

    Insajderi
    13 March 2023 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka reaguar djali i Mimoza Pajës, banakieres e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet nga një atentat mafioz.

    Djali i saj, në një postim në Facebook shkruan: “Mallkuar qofshin ato plumat që i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”.

    60-vjeçarja punonte si banakiere në lokal dhe u vu gabimisht në shënjestër të autorëve. Dy persona me motor hapën zjarr dhe qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit duke bërë që 60 vjeçarja që mbetej e vdekur ndërsa mbesa e saj 10 vjeçare u plagos për shkak të ciflave të xhamave.

    Të plagosur në ngjarjen e rëndë mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli. Lokali ku ndodhi ngjarja rezulton në pronësi të Fatjon Muratajt, i cili është një emër i njohur në botën e krimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark