×
  • Showbiz
  • Show

    Reagon ashpër shoku i ngushtë i Kiarës: Na lodhët me Butrintin, Luizi e trajton si mbretëreshë

    Insajderi
    08 March 2023 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë “shpërthyer”, komentet dhe reagimet pas avantazhit të cilin e mori Kiara, duke parë informacione nga jashtë. Në informacione ishin pjesë edhe miqtë e Kiarës.

    Kjo pasi në titujt e portaleve thuhej se ata ishin kundër lidhjes së saj me Luizin.

    Niko Komani, shoku i ngushtë i Kiarës, ka reaguar sërish duke thënë se është shumë pro lidhjes së saj dhe se Luizi po e trajton si mbretëreshë.

    “E konsideroj veten me fat që kam shoqe të ngushtë Kiarën dhe çdo ditë kemi mësuar nga njëri-tjetri për të arritur këtu ku jemi sot. Unë besoj te çdo ndjenjë e jotja dhe do jem gjithmonë pro ndjenjës tënde dhe kjo përkthehet pro Luizit. Ju vjen mirë apo keq ai tipi po e trajton atë shoqen time si mbretëreshë aty”, ka shkruar ai.

    Më tej Niko ka kërkuar të mos përmendet më tema e Butrintit. “Dhe boll me atë muhabetin me këngëtarin tjetër se na lodhët. Siç thotë dhe një shoqja ime: Muhabet i mbyllur pa nisur. Fiks ama! Na keni lodhur me një muhabet të lodhur! Sa turp që një femër që ka dikë në krahë dhe është e lumtur dhe ju tregoni kë ka pasur dikur? Seriozisht?! Sa të kalbur jeni ore? Ju zgjoni dhe të vdekurin nga varri”, ka shtuar stilisti.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark