×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon Begaj për vrasjen e policit: Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës

    Insajderi
    24 September 2023 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, dhe tha se ky akt i organizuar kriminal është cënim i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

    “I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor”

    “Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët. Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës”, shkroi Begaj në Facebook.

    Tutje, Begaj iu shprehu ngushëllime familjes së policit të vrarë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark