×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Reagon Erdogan pasi Izraeli nuk lejon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

    Insajderi
    13 October 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia ka kritikuar ashpër urdhrin e izraelitëve që të largohen banorët e Gazës.

    Ministria turke e Jashtme e quajti afatin 24-orësh të pamëshirshëm, të papranueshëm dhe tha se ai shkel ligjin ndërkombëtar, raporton skynews.

    Tani presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Izraeli duhet të lejojë ndihmën humanitare në Gaza përmes pikëkalimit kufitar të Egjiptit, Rafah, pasi aeroplani i parë që transportonte ndihma turke arriti në Egjipt.

    Rafah është pika e vetme e mundshme e kalimit në Gadishullin Sinai të Egjiptit dhe kalimi i njerëzve dhe mallrave është kontrolluar rreptësisht nën një bllokadë të zbatuar nga Egjipti dhe Izraeli.

    Në një fjalim në Stamboll, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të dërgojë ndihma në Gaza në bashkëpunim me Egjiptin.

    Ai tha se autoritetet turke po vazhdojnë të përpiqen të lirojnë pengjet dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark