×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Reagon Kevin-Prince Boateng: Jam distancuar nga Jerome që një kohë të gjatë, nuk kam asnjë lidhje me veprimet e tij

    Insajderi
    11 September 2021 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kevin-Prince Boateng ka folur rreth dënimit të shqiptuar ndaj vëllait të tij, Jerome Boateng, me të cilin nuk flet tash e disa vite.

    Jerome Boateng ditë më parë u shpall fajtor për një rast të dhunës në familje, pasi u konfirmua se në vitin 2018 ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, Sherin Senler, me të cilën ka dy vajza.

    Rreth këtij rasti ka folur edhe Kevin-Prince Boateng, i cili tha se është i distancuar nga vëllau i tij, Jerome.

    “Unë jam distancuar nga Jerome që një kohë të gjatë. Unë i respektoj dhe i vlerësoj shumë ligjet gjermane. Dhe unë dënoj dhunën ndaj grave. Unë nuk kam asnjë lidhje me veprimet e vëllait tim, nuk kam asgjë të përbashkët me të tani” – tha anëtari i Hertha Berlinit për “Bild”.

    Kujtojmë se Jerome Boateng për këtë rast është dënuar me gjobë prej 1.8 milionë eurove.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark