×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Reagon KMDLNj: Çfarë pune bëjnë policët e EULEX-it dhe karabinierët në veri të Mitrovicës?

    Insajderi
    17 November 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut ka reaguar rreth sulmit ndaj kamermanit të Gazetës Insajderi, Jetmir Muji I cili është sulmuar sot në Mitrovicën e Veriut nga serbët në atë pjesë, derisa ishte duke xhiruar.

    Muji është sulmuar nga bandat serbe në derisa ishte duke xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës, njofton Insajderi.

    Nga KMLDNJ kanë pyetur se çfarë pune bëjnë policët e EULEX-it dhe karabinierët në veri të Mitrovicë.

    “KMDLNj e dënon këtë sulm ndaj qytetarit sikur edhe ndaj kameramanit të Insajderit si përpjekje për të penguar punën e gazetarëve në kryerjen e mandatit që e janë. KMDLNJ – e bënë përgjegjëse policinë e EULEX-it dhe karabinierët që kanë marrë përgjegjësi shtesë që në këtë pjesë të Kosovës shkaku se Policia e Kosovës i ja mundësitë e kufizuara, të garantojë siguri për të gjithë qytetarët sikur edhe të krijojë kushte të sigurta për punën”, thuhet në reagim.

    Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Visar Duriqi ka treguar se si e gjithë ngjarja është parë nga Karabinierët dhe nuk kanë reaguar e as intervenuar.

    “Kanë hy e janë mshef si pula të lagura në veturë. Madje Karabinierët nuk janë afruar as qe te pyesin si është gjendja e Jetmirit”, ka shkruar ai.

    KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës që ta hetojë rastin dhe të ndërmerr veprime ligjore ndaj atyre që ushtruan dhunë ndaj kameramanit dhe qytetarit N. N.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark