×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Reagon komandant Remi: Kemi mbet pa fjalë Cal!

    Insajderi
    16 December 2022 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, Gjykata Speciale në Hagë dënoi komandantin e UÇK-së, Salih Mustafën me 26 vjet burgim. Vendim ky që nxiti reagime të shumta.

    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa–Remi, nën të cilën komandë funksiononte Njësiti “BIA” i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka deklaruar se ka mbetur pa fjalë pas vendimit të sotëm të dënimit me burgim të Salih Mustafës-Calit nga ana e Gjykatës Speciale.

    Në llogarinë e tij në Facebook, Remi ka postuar një fotografi të tashmë të dënuarit, me mbishkrimin “Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme“.

    Ai po ashtu shtoi se Calin e njohim si luftëtar të drejt, të vendosur dhe të pakompromis me të keqen.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark