×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon Ministria e Drejtësisë: Nuk kemi kërkuar qasje të plotë në dosje penale

    Insajderi
    05 September 2022 - 16:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë ka kërkuar të ketë qasje të plotë në evidencat penale dhe jo vetëm në statistika. Kështu deklaroi të hënën, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj. Për këtë deklarata të Zogajt, Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarim nga Ministria e Drejtësisë.

    Shef i kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni i tha Insajderit se nuk kanë kërkuar qasje të plotë në dosjen penale.

    “Sa i përket çështjes së ngritur nga z. Zogaj lidhur me nenin 7 të Projektligjit, na lejoni të ju informojmë se Neni 7 i Projektligjit shprehimisht e thotë se qasja e Ministrisë së Drejtësisë në Sistemin Qendror të Evidencës Penale ndërlidhet vetëm me detyrat dhe përgjegjësitë nga fushëveprimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe poashtu që MD nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në të”, tha ai për Insajderin.

    “Evidenca Penale regjistron vetëm vendimet e formës së prerë, të cilat evidenca do të ndihmojnë MD-në në aspektin statistikor dhe gjithashtu, në hartim të politikave brenda kompetencave të saj”, deklaroi ai.

    Ai tregoi se si ministria do të ketë qasje në evidencat penale.

    “Pra për njoftimin tuaj, Ministria e Drejtësisë do të ketë qasje në evidencën e tillë përmes një vegëze, e cila qasje do të jetë e nevojshme për hartim të politikave brenda kompetencave të Ministrisë”, sqaroi Nimoni.

    Ministria e udhëhequr nga Albulena Haxhiu ditë më parë kishte akuzuar KGJK-së për mos ofrim të qasjes në statistika.

    Zogaj i KGJK-së e quajti të pa vërtetë deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se kjo ministri nuk ka qasje në statistika.

    Duke pasur parasysh faktin që kishim një deklarim të ministrisë së Drejtësisë se KGJK e ka penguar me statistika diçka që është krejtësisht e pavërtetë, e pa arsyeshme dhe e pa pranueshme pasi që siç është e njohur edhe për publikun ka ndërmarrë një numër të madh të nisma për rritjen e transparencës në gjyqësor”, tha Hoxhaj përcjell Insajderi.

    Zogaj ka përmendur disa raste se si sipas tij Ministria e Drejtësisë, po tenton të ndërhyrje.

    “E them me përgjegjësi të plotë nuk ka asnjë kërkesë të vetme të ministrisë së Drejtësisë që nuk iu është përgjigjur KGJK-së. Ne i jemi përgjigje të gjitha iniciativave të drejtësisë. Por ka diçka që do të duhej me diskutu me pas vëmendje që së fundmi kemi ndryshimin e ligjit për sanksionet penale ku është parapa që paneli për lirimin me kusht nuk do të ketë më përbërjen prej 3 gjyqtarëve por do të ketë edhe një anëtar nga Ministria e Drejtësisë dhe kjo me logjikën profesionale konsiderohet si ndërhyrje, përpjekje me ndërhy në sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar ai para mediave.

    Ai sqaroi saktësisht se çka po kërkon Qeveria e Kosovës, jo veç statistika.

    Çështja dy, që lidhet prapë me tendencën që është krejtësisht e papranueshme, ju e dini që ne kemi një sistem për menaxhimin e dosjes dhe të evidencës penale… shikojeni nenin 7 ku ministria kërkon qasje të plotë, të pa kufizuar në evidencën penale“, u shpreh Zogaj.

    “A është e pranueshme që Ministria e Drejtësisë të ketë qasje të plotë në hyrjen penale?”, pyet Zogaj i KGJK-së.

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha se plotë 320 mijë qytetarë kanë vepra penale por që asessi nuk do t’i lejojnë ministres së Drejtësisë të ketë qasje në to.

    “Në sistemin tonë ekzistojnë 320 mijë qytetarë që kanë precedentë penal dhe Këshilli Gjyqësor e them këtu edhe njëherë publikisht, asnjëherë nuk do të lejojë asnjë institucion të ketë qasje në të dhënat e qytetarëve që kanë precedent penal. Do të lejojë gjithmonë sipas mekanizmit penal të kenë qasje në statistikat që janë shumë me rëndësi për vlerësime dhe analiza të ndryshme“, shtoi ai përcjell Insajderi.

    Zogaj deklaroi se Ministria e Drejtësisë po ndërhyn edhe për projektligji për ekspertët që sipas tij është përgjegjësi e Këshillit Gjyqësor sot, dhe tani ka tendencë të kalojë në duart e Ministrisë së Drejtësisë, e që është e paarsyeshme.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark