×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon Pacolli pas takimit të Osmanit me Presidentin e Kenisë

    Insajderi
    18 September 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-presidenti Behgjet Pacolli, ka reaguar pas takimit që presidentja Osmani pati me homologun e saj të Kenisë, William Ruto.

    Në një postim në profilin e tij në Facebook, Pacolli është shprehur i lumtur për këtë takim, duke theksuar se për të “interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike”.

    “Jam i lumtur që miku im, Presidenti i Kenias, William Ruto takoi sot këtu në Neë York, Presidenten tonë, Vjosa Osmani. Ky është një hap tjetër drejt krijimit të besimit të Kenias me Republiken tonë. Për mua interesat e vendit janë gjithmonë para atyre politike”, shkroi Pacolli.

    Në kuadër të vizitës së saj në ShBA, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Kenias, William Ruto.

    Ruto është mik i liderit të AKR’së Behgjet Pacollit. Ky vend i madh afrikan ende s’e ka njohur Kosovën.

    Në mars të ketij viti Kenia kishte njohur pasaportat e Kosovës.

    “Në këtë takim, Presidentja Osmani e ka falënderuar homologun Ruto pas vendimit të Kenias për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka shtruar nevojën e thellimit të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qytetarëve dhe shteteve”, njofton presidenca.

    Ndër të tjera u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kenias, si dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, dha detaje nga ky takim zyra e presidentes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark