×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Reagon pas bastisjeve Mobi Shop – Fita

    Insajderi
    08 November 2023 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati i Tregut ka kryer bastisje sot brenda mobilshopit “Fita” në Prishtinë.

    Për disa orë, inspektorët kanë qëndruar brenda lokalit. Ata kanë dalur me disa pako në duar.

    Fita të gjitha këtyre iu përgjigj me një postim në “Instagram”, shkruan Insajderi.

    Ai shpërndau një fotografi me mbishkrimin: Më i fortë se koha

    Në media u raportua mbrëmë se mobil shopit, “Fita” i është ndërprerë veprimtaria përkohësisht nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë.

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të fundit ka sekuestruar 244 telefona të mençur gjatë kontrolleve në 31 “Mobile Shop”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark