×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon pedagogia Tafçiu: Nuk mund ta quajmë islamologe Ikballe Hudutin – nuk e përfaqëson islamin

    Insajderi
    12 October 2022 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pedagogia, Malvina Tafçiu që mban edhe mbulesë, ka komentuar deklaratat e Ikballe Hudutit, e cila tha se i ka gjetur dy gra të tjera bashkëshortit të saj.

    Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Tafçiu u shpreh se deklarata të tilla nuk përfaqësojnë islamin e vërtetë dhe se ajo nuk mund të quhet islamologe, transmeton Insajderi.

    “E them me bindje që shokohemi kur dëgjojmë të tilla deklarata. Deklarata të tilla si e zonjës Ikballe, që martesa promovon martesën e përkohshme, e theksoj që është në mënyrë kategorike e ndaluar fetarisht. Nuk e përligj me urdhëresat e islamit, nëse flasim për islamin e vërtetë. Është gabim.

    Deklaratat e saj janë personale dhe nuk mund ta quajmë islamologe. Një deklaratë individuale të zonjës nuk mund ta quajmë gjithëpërfshirëse të islamit të vërtetë. Ajo përfaqëson veten e saj, është në minorancë”, theksoi ajo.

    Përveç nga Tafçiut, deklaratat e Huditi nuk janë pritur mirë nga shumë gra të tjera besimtare, të cilat nuk bien dakord me zgjedhjen e saj,

    Ndryshe, islamologjia është studimi se si njerëzit lidhen me Islamin. Fusha e studimit të islamologjisë nuk lidhet me ndonjë zonë gjeografike, por me praktikimin e Islamit kudo që ndodh, ose me ata që e përdorin Islamin si frymëzim për praktikën e tyre fetare ose zhvillimin e ideve të tyre fetare.

    Derisa, teologjia përshkruan studimin, shkrimin, hulumtimin mbi natyrën e perëndive, veçanërisht në lidhje me përvojën njerëzore. Ka për qëllim të sqarojë dallimet fetare.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark