×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Reagon Peja pas incidentit: Ka të lënduar pas përleshjes fizike në Prizren

    Insajderi
    04 May 2021 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është ndërprerë takimi mes Ponte Prizrenit edhe KB Pejës shkaku i përplasjeve mes dy klubeve derisa po hynin në zhveshtore.

    Takimi ishte i vlefshëm për ta mësuar finalistin e finales së madhe të basketbollit kosovar, dhe tani nuk pritet që ndeshja të vazhdojë sot.

    Në lidhje me rastin ka reaguar klubi i Pejës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Derisa ekipi ishte duke u larguar drejt zhveshtoreve për pushimin e pjesës së parë, shikuesit dhe një pjesë e stafit e lojtareve të ekipit vendas na janë vërsulur si më keq ndaj ekipit tonë. Ka edhe të lënduar nga kjo përleshje”, shkruan KB Peja.

    Rezultati pas pjesës së parë është 49:48 në të mirë të mirë të skuadrës pejane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark